“Hoxha kundër Moskës, si Davidi kundër Golias”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
SHBA, 25 nëntor 1961 - “Kur shtëpiaket grinden, e vërteta del sheshit”, – thotë një proverb spanjoll. Partia Komuniste, dikur e bashkuar, është tashmë e ndarë, dhe aq seriozisht sa të vërtetat kanë dalë sheshit. Objekti i debatit është Shqipëria, dhe Davidi që guxon të ngrihet Golias së Moskës është zoti Hoxha, “Stalini” i njërit prej shteteve më të vogla komuniste. Po përse Shqipëria? Kjo pyetje është më e vështirë sa duket në pamje të parë. Mënyra e parë për ta kuptuar atë është dhe më direktja: Përse u dashka që Shqipëria të jetë i vetmi (apo i pari) satelit që të rebelohet kundër tiranisë së Bashkimit Sovjetik. Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse nuk është afër me Bashkimin Sovjetik. Në mënyrë që të ndëshkojnë Shqipërinë, tanket sovjetike do të duhet më parë të depërtojnë përmes satelitëve të tjerë, duke përfshirë dhe Jugosllavinë gjithashtu. Ky nuk është thjesht një vlerësim i vërtetë. Kjo në fakt do të thotë se, po të mos ishte për afërsinë, e cila i detyron sovjetikët të heshtin, sateliti më i madh do ta kishte thyer unanimitetin e botës komuniste shumë kohë më përpara se sa Shqipëria e vogël e ka bërë. Por edhe një herë tjetër lind pyetja: “Por përse Shqipëria” dhe kjo ka një shpjegim tjetër. Përse veprimeve të kësaj partie komuniste shumë të vogël u kushtohet kaq shumë rëndësi? Përgjigjja, mbase, nuk është dhe aq e qartë sa në rastin e parë, por në të njëjtën kohë nuk është dhe misterioze. Dy shtëpiaket e mëdha nuk mund që të përmendin emrat e njëra-tjetrës në çfarëdo rrethanash në publik. Kështu, kur Bashkimi Sovjetik kërkon të sulmojë Kinën, ai përmend Shqipërinë, dhe kur Kina mbron Shqipërinë, do të thotë se ajo është duke mbrojtur veten e saj. Por nga se vjen mbrojtja dhe sulmi? Kjo pyetje nuk është më pak e vështirë sesa e para. Në pamje të parë, nga njëra anë duket se shqetësimet vijnë nga dallimet në sjellje ndaj Stalinit, ndërsa nga ana tjetër, ndryshimet vijnë prej taktikave që duhet të ndiqen gjatë Luftës së Ftohtë. Përgjithësisht, sjellja e kinezëve apo shqiptarëve është më shumë prostaliniste dhe më shumë agresive ndaj Perëndimit po ta krahasosh me sjelljen e Moskës. Këto dallime, sidoqoftë, mund shumë mirë të dalin në formën e simptomave sesa në shkaqet e vërteta të problemeve. Zanafilla e krizës nuk është asgjë tjetër veçse një shtim gjithnjë e në rritje i pakënaqësisë së partive komuniste të botës me mënyrat diktatoriale që përdor Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik. Nga 81 partitë që ishin prezent në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste Sovjetike, 41 morën anën e “Shqipërisë dhe Kinës” kundër Bashkimit Sovjetik, që kur ato nuk pranuan (abstenuan) ta dënonin Shqipërinë ashtu siç kishte propozuar Moska. Kjo është, pa dyshim, ndarja më serioze që është parë ndonjëherë deri më sot në strukturën monolite të komunizmit botëror. Po kaq e rëndë sa kjo ndarje kino-sovjetike, është dhe dënimi për herë të dytë që iu bë Stalinit nga pasardhësi i tij. Zoti Nikita Hrushov duhet të ketë pasur shumë arsye të forta që ka vepruar ashtu siç ai bëri. Megjithëse partitë komuniste të botës janë mësuar prej vitesh eksperiencë që të qëndrojnë vetë me këmbët e tyre ashtu siç i pëlqen Moskës, të tjera parti komuniste, herët a vonë, do ta konsiderojnë një skllavërim të tillë si të patolerueshëm. Shfryrjet e para janë dëgjuar brenda Partisë Komuniste Italiane. Takimi i nëntorit i Komitetit të saj Qendror, dëgjoi ankesa të keqmaskuara të Toljatit për mënyrën e “rastësishme” të vendimeve të rëndësishme që po merrte Moska, pa u dhënë asnjë shpjegim shokëve të tyre të partive të tjera kudo në botë. Dhe senatori Terraçini, ndoshta figura më e njohur komuniste në Itali pas Toljatit, përmendi se “procesi monstruoz i degradimit”, në Kongresin e 20-të dhe të 22-të nuk erdhi vetëm për shkak të një personi të vetëm dhe se të rejat e fundit tregojnë se “edhe vetë shoku Nikita Hrushov mund të jetë pjesë e spastrimit”. Kjo lloj gjuhe është e re në botën komuniste. Një erë lirie dhe emancipimi po fryn mbi komunizëm, edhe në Rusi madje. Kjo erë ka shumë të ngjarë që të jetë vdekjeprurëse për këtë sistem qeverisës. Heqja e trupit të Stalinit nga vendi i shenjtë ka shumë mundësi që të ketë efekte të pallogaritshme. Stalini dhe Stalingradi mund të ndryshojnë emrat, por kush mund t’i shpëtojë nga tallja mbajtësit e çmimeve “Stalin” në të gjithë botën? Një gjë mund ta shpëtojë komunizmin: Një fjali naive si “le të ulemi të bisedojmë dhe të jemi miq” ose një “Përse jo” e Perëndimit. Një njohje pa kushte ‘de fakto’ ose ‘de jure’ apo taktikë e zotit Ulbriht: Dështimi për të kuptuar se që kur zoti Hrushov është shndërruar në një xhambaz për të arritur paqen, ka sjellë kohën për të kërkuar lirinë.
Enver Hoxha “zbut” tonet
E megjithatë, vetëm 3 javë më parë, vetë Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë, Enver Hoxha, i “shtriu” dorën e miqësisë homologut të tij sovjetik. "Partia e Punës e Shqipërisë, në fjalimin e mbajtur më 7 nëntor 1961 në mbledhjen solemne kushtuar 20-vjetorit të themelimit te Partisë së Punës të Shqipërisë dhe 44-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, me ndërgjegje të qetë e të pastër i bën thirrje Komitetit Qendror të ri që zgjodhi Kongresi i 22-të që, me drejtësi leniniste, me objektivitet e gjakftohtësi, jo në mënyrë të njëanshme, të gjykojë mbi gjendjen e krijuar në marrëdhëniet midis dy partive e dy vendeve tona. Partia jonë ka qenë kurdoherë e gatshme, për hir të unitetit të lëvizjes komuniste e të kampit socialist, të interesave të vendeve tona, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese. Por ajo gjithnjë ka qenë dhe është e mendimit që këto çështje të zgjidhen drejt dhe vetëm në rrugë marksiste-leniniste, në kushtet e barazisë dhe jo të presioneve e të diktimit. Ne kemi shpresë e bindje në drejtësinë e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik", - tha Hoxha. “Pas Kongresit të 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, kur Nikita Hrushovi u vërsul me sulmet publike më të ulëta dhe me shpifjet më të përbindshme kundër Partisë së Punës të Shqipërisë dhe udhëheqjes së saj, partia jonë i është drejtuar udhëheqjes së Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik që të rishikojë pozitën e saj dhe të rikthehet në rrugë të drejtë.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009