Miliband i thotë “jo” BE-së, “mbështes Blerin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, e ka përjashtuar zyrtarisht veten nga gara për funksionin e ministrit të Jashtëm të BE-së dhe mbështeti fushatën e ish-kryeministrit të Britanisë, Toni Bler, për t’u bërë presidenti i parë i unionit. Duke qenë se në të ardhmen Miliband synon të drejtojë Partinë Laburiste, shefi i diplomacisë britanike theksoi se e ardhmja e tij është e lidhur me Britaninë, duke theksuar se ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm në Britani. Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, i cili është përgjegjës për hartimin e listës së ngushtë të kandidatëve për mbulimin e tri funksioneve të reja të BE-së: atë të presidentit, ministrit të Jashtëm dhe sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, po përballet me vështirësi mjaft të mëdha. Pas hartimit të listës, përzgjedhja e Reinfeldit duhet të marrë pëlqimin e 27 udhëheqësve të shteteve anëtare të BE-së. Reinfeld do të përpiqet ta bëjë këtë, gjatë samitit që do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel. Në komentin e tij të parë publik, në lidhje me kandidaturën e mundshme për ministër të Jashtëm të unionit, Miliband tha: ”Jam i përkushtuar ndaj Britanisë dhe qeverisë laburiste të vendit. Pas disa muajve në vendin tonë do të kemi zgjedhje të përgjithshme. Në momentin kur u vendosa para zgjedhjes, se a do të qëndrojë apo të largohem nga Britania, për mua ka ekzistuar vetëm një përgjigje: Që të qëndrojë dhe të luftojë për atë Britani, në të cilën besoj. Kjo për mua është një gjë tejet e qartë”. Edhe sekretari për biznes dhe ish-komisioneri për tregti i BE-së, Lordi Mandelson, bëri të qartë se nuk është i interesuar për funksionin e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme. “Dëshiroj të mbetem anëtar i qeverisë së Britanisë, dëshiroj t’i shërbej popullit britanik. Unë tashmë kam shërbyer në Bruksel. Tani jam kthyer përgjithmonë në shtëpi. Nuk do të largohem nga politika britanike”, - tha Mendelson. Bler, deri me tani ka refuzuar të bëjë komente publike për dëshirën e tij për t’u bërë president i BE-së, pavarësisht faktit se është kandidati i përzgjedhur nga ana e qeverisë në Londër. Reinfeldt bëri të qartë se në samitin e BE-së do të shpallë emrat e kandidatëve të tij të preferuar, për të mbuluar tri funksionet e reja në union. Kryeministri i Belgjikës, Herman Von Rompuy, thuhet se është favoriti kryesor për të mbuluar funksionin e presidentit, pasi ka siguruar mbështetjen e francezëve dhe të gjermanëve, si dhe të disa shteteve më të vogla anëtare të unionit. Favorit për funksionin e përfaqësuesit për politikë të jashtme konsiderohet ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Masimo d’Alema, ndërsa favorit për mbulimin e funksionit të sekretarit të përgjitshëm të Këshillit të Evropës konsiderohet diplomati francez, Pierre de Boissieu.
Reinfeldt: “S’kemi ende një shumicë mbështetëse”
Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, i cili është përgjegjës për hartimin e listës së ngushtë të kandidatëve për mbulimin e tri funksioneve të reja të BE-së: atë të presidentit, ministrit të Jashtëm dhe sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, po përballet me vështirësi mjaft të mëdha. “Deri me tani, nuk kam pyetur askënd nëse dëshiron të jetë kandidat apo jo dhe nuk do ta bëj këtë derisa të mos kemi një shumicë të qartë, e cila do të mbështetë kandidaturën e ndonjë kandidati të caktuar. Kemi një situatë të tendosur, me kryeministra dhe individë të tjerë, të cilët tashmë ushtrojnë funksione. Unë duhet të jem i sigurt, para se të pyes ata se a dëshirojnë të jenë kandidatë”, - tha Reinfeldt gjatë një interviste për ‘Financial Times’ lidhur me 3 pozicionet kyçe të qeverisë së Bashkimit Evropian.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009