Serbët bllokojnë rrugët

(E plotësuar) Paralajmërimet e kryeministrit Hashim Thaçi se do të ketë kthim të doganierëve kosovarë në pikat kufitare me 16 shtator, ka shkaktuar panik në mesin e serbëve lokal të cilët nuk kanë pritur asnjë minutë dhe kanë marr masa për bllokimin e rrugëve që qojnë në këto dy zona.
Siç raportojnë mediat serbe, rrugët janë bllokuar në orët e mbrëmjes dikur rreth orës 20:00.
Barrikadat janë vendosur në rrugën midis Zveqanit dhe Mitrovicës si dhe në vendin që quhet ura lindore, ndërsa komunikacioni për momentin në këtë pjesë po zhvillohet vetë më në një shirit.
Kryetari paralele i Mitrovicës, Krtimir Pantiq ka deklaruar për “Tanjug” se bllokadat janë vendosur për shkak të paralajmërimeve nga autoritetet kosovare se do të kthehen doganierët kosovarë në pikat kufitare. Me gjithë bllokadat situata është e qetë. (IO
Thaçi: Doganierët kosovarë në pikat 1 e 31
Kryeministri Kosovë, Hashim Thaçi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar fillimi e zbatimit të marrëveshjeve për hapjeve e kufijve të premten me 16 shtator. Ai po ashtu ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes KFOR-it, EULEX-it, e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 2 shtator.
“Tani ka ardhur momenti i fillimit të zbatimit të marrëveshjes për vendosjen nën kontroll të pikave 1 dhe 31. Prandaj, më 16 shtator, të premten do të fillojë edhe operacionalizimi i plotë i planit të Republikës së Kosovës për vënien nën kontroll të këtyre pikave kufitare me rregulla strikte, si edhe në të gjitha pikat kufitare tjera të Republikës së Kosovës.
“Të gjitha operacionet do të kryhen nën sovranitetin e Kosovës, pra nën angazhimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës me angazhimin e tyre operacional e teknik të EULEX-it dhe krijimin e ambientit të sigurisë nga NATO”, ka thënë Thaçi.
Ai mes tjerash ka bërë të ditur se të hyrat që do të vijnë nga pikat kufitare 1 dhe 31 dhe qarkullimi i mallrave nga Serbia për në Kosovë, do të derdhen drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës dhe do të shpërndahen si të gjitha mjetet në buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës. (IO)