Shpëtimi në qymyr
Pavarësisht standardeve që kërkon BE-ja për energji alternative, Qeveria e Kosovës të ardhmen energjetike të vendit e sheh krejtësisht të bazuar në qymyr. Arsyetimi është se mungojnë kapacitetet për energji të ripërtërishme dhe për shkak se prodhimi i saj ka kosto shumë të lartë, që detyrimisht do ta rriste edhe çmimin e tarifave.
Nga shoqëria civile një konkludim i tillë nuk mund të jetë i saktë, përderisa deri sot nuk është bërë asnjë hulumtim, i cili do të sqaronte se sa ka kapacitete Kosova për prodhim të energjisë nga uji apo era.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj thotë se derisa çmimi i energjisë nga linjiti sot kushton 22-28 euro për megavat, për energjinë alternative tarifat do të rriteshin pesë fish më shumë.
“Shumë shtete po shkojnë kah ajo që ta rikthejnë prodhimin e energjisë nga qymyri. Ne nuk duhet të harrojmë edhe kapacitetin tonë të vogël për ta paguar këtë lloj energjie”, ka thënë Beqaj, gjatë një përballjeje me deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Për me tepër, deputetet kanë kërkuar sqarime se pse nuk po u krijohen kushte më të favorshme investitorëve që duan të investojnë në prodhimin e energjisë nga burimet alternative. Ministri Beqaj ka thënë se sa i përket kësaj, Qeveria vetëm është duke e zbatuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009-2018.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...