Hoxhaj – Churkinit: Kosova, shtet i pavarur përgjithmonë

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, një gjë që nuk është dëgjuar mirë ka dalë në pah më vonë në debatin që Hoxhaj e zhvilloi me ambasadorin rusë në KB, Vitaly Churkin.
Pasi ishte kryer mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ministri Hoxhaj kishte dalë për të folë në foltore në një konferencë për gazetarë por ambasadori i Rusisë në KB i kishte thënë atij se nuk bën të flet pa praninë e përfaqësuesit të UNMIK-it.
Hoxhaj vazhdoj në mikrofon duke ju përgjigjur Churkinit se “Ne jemi shtet i pavarur dhe do të jemi shtet përgjithmonë”.
Churkin, Hoxhajt: Nuk ke të drejtë të flasësh
I padurueshëm dhe skandaloz ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.
Kur ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ishte në mesin e adresimit para mediave (pas orës 03:00 sipas kohës sonë), Churkin u afrua tek vendi i press konferencave.
“Nuk ke të drejtë të jesh aty dhe të flasësh pa prezencën e UNMIK-ut”, tha ai nga korneri. “Nuk mendoj kështu”, u përgjigj ministri Hoxhaj dhe vazhdoi të marrë pyetje të gazetarëve, raporton Indeksonline.
Kur përfundoi çfarë pati për të thënë, Hoxhaj u nis andej nga ishte Churkini. Ia zgjati dorën e qeshi me aktin e tij. Ai i tregoi prapë se nuk ishte mirë çfarë bëri dhe pastaj foli vetë.
Churkin tha se i respekton përfaqësuesit e Prishtinës dhe gjithmonë i dëgjon me vëmendje kur vijnë e flasin në OKB, por ata në ndërtesën e OKB-së nuk mund të flasin pa prezencën e UNMIK-ut. Sipas tij, askush nuk u tregon çfarë të bëjnë në restorantet apo parqet e Nju Jorkut, por në OKB ka rregulla.
Pas pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve kosovarë, Churkin u nervozua. “Ishte thjesht këshillë miqësore. Nuk është se e grushtova zotin Hoxhaj”, tha ai.
Churkin pranoi se është i shqetësuar sepse nuk mori përkrahjen për Serbinë të anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit.