E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radikalët e Shehelit kthehen mbrapsht

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 13:43

Përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe kanë arritur deri në pikëkalimin Jarinë, mirëpo nuk ia kanë dalë të kalojnë, pasi që ky vendkalim është i mbyllur nga KFOR-i.

“Na priste një rrethojë e çeliktë dhe telat gjemborë, prapa të cilëve shiheshin automjetet ushtarake të KFOR-it”, ka thënë Dragan Todoroviq, duke shtuar se një grup prej 30 përfaqësuesish do të qëndrojnë aty derisa të lejohen të hyjnë.

Ai ka thënë gjithashtu se qëllimi i tyre është të arrijnë në Kosovë dhe tu japin përkrahje serbëve, sikurse të shprehin qëndrimin e tyre se nuk do të qetësohen me rrëmbimin e, siç kanë thënë ata, “krahinës jugore të Serbisë”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›