LDK mbështet institucionet

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se mbështet veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga këto institucione që veprimet të jenë të koordinuara mirë dhe të shoqëruara me vendosmëri.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron veprimet e sotme si veprime fillestare për të vënë rend dhe rregull në Veri. LDK vlerëson se veprimet duhet të shtrihen në tërë pjesën veriore të vendit, me qëllim të vënies së sundimit të ligjit, të garantimit të lëvizjes së lirë dhe të kthimit të jetës normale për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Më tutje, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vetëm me anë të veprimeve të planifikuara e të vërteta Kosova do të mund të nisë procesin jetik të kthimit të sundimit të ligjit dhe të normalitetit në Veri.
Ndër të tejra, LDK e çmon si vendimtar angazhimin e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, për të vënë rendin dhe sundimin e ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.