E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Idetë e Tadiqit, të papranueshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se plani i Ahtisaarit është kuadri më i mirë për integrimin e serbëve të tri komunave në veri të Kosovës.

Ai gjatë vizitës së tij në Podgoricë ka komentuar katër pikat të cilat, presidenti serb Boris Tadiq i ka veçuar si elemente të zgjidhjes se ardhshme të Kosovës, për të cilat ka thënë se janë të panevojshme.

“Nëse mund të gjeni plan në Evropë, i cili ndonjë pakicë u jep më shumë të drejta se sa serbëve në Kosovë, do të isha shumë i interesuar që atë planë ta lexoja”, ka thënë Hoxhaj, duke komentuar planin e Ahtisaarit.

Presidenti serb, ditë më parë, ka deklaruar se bazë e zgjidhjes, siç ka thënë ai të çështjes së Kosovës, do të duhet të mbështetej mbi katër shtylla; zgjidhje të posaçme për manastiret dhe kishat ortodokse, garanci të posaçme për serbët në enklava, prona e qytetarëve dhe të shteti të Serbisë dhe zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›