E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guantanamo mbushi 10 vjet

Dita e djeshme shënoi 10 vjetorin e hapjes së kampit amerikan ushtarak të paraburgimit për terroristët e dyshuar, në bazën detare amerikane në Guantanamo Bay, në Kubë.

Qeveria amerikane, nën udhëheqjen e presidentit George W. Bush, e kishte hapur kampin pasi forcat amerikane e kishin pushtuar Afganistanin, për të sulmuar rrjetin e Al-Qaedes, që fajësohet për kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ku mbetën të vdekur rreth 3000 njerëz.

Ndërkohë presidenti i tanishëm, Barack Obama, pas zëvendësimit të Bushit në vitin 2009, urdhëroi mbylljen e kampit deri në janar të vitit 2010, por si duket ky afat kohor ka kaluar që sa kohë.

Raportohet se 171 të burgosur po mbahen tani në kampin në Guantanamos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›