Thaçi: Prioritet i Qeverisë, lufta kundër korrupsionit

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaqi, ka ripërsëritur se prioritet i Qeverisë së Kosovës për vitin 2012 do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne sot po flasim për strategjinë për planin e veprimit 2012-2016, por do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishëm hapat, veprimet dhe vendosmërinë që do të tregojmë edhe në këtë periudhë kohore që po e kalojmë. Kemi theksuar se një prej prioriteteve kryesore për Qeverinë e Kosovës për vitin 2012 do të jetë lufta efektive kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar si parakusht i domosdoshëm për perspektiven tonë të sigurt evropiane, për zhvillimin ekonomikë dhe rritjen e mërqinjës së sociale të qytetareve tanë”, ka thënë ai.
Sipas Thaçit, me miratimin e këtij dokumenti strategjik, Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke përmbushë edhe një ndër sfidat kryesore të cilat janë të parapara edhe nga Komisioni Evropian
Në hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit kanë qenë të përfshirë, Agjencia Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, ministritë kompetente, institucionet e pavarura, shoqëria civile si dhe një ekspert ndërkombëtar nga Këshilli i Evropës.
Ndërkaq, dokumenti strategjikë kundër korrupsionit përbëhet nga dy pjesë, strategjia dhe plani i veprimit. Në kuadër të strategjisë janë të përfshira vizioni dhe misioni i strategjisë kundër korrupsionit, pastaj parimet e përgjithshme. Kurse plani i veprimit përmban objektivat e strategjisë së përgjithshme, objektivat strategjike të sektorit, dhe objektivat specifike të planit të veprimit. Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të komitetit për partneritetet Publiko Privat.