Kaka nuk lëviz nga Madridi

Mesfushori ofanziv i Real Madridit, Leite Kaka nuk do të lëvizë nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për këtë ka siguruar zëdhënësi i futbollistit brazilian, i cili iu bashkua Realit në verën e vitit 2009 nga Milani.
“Ai nuk beson në një largim gjatë janarit. Vlera e tij është e lartë për afatin kalimtar dimëror dhe Kaka është i kënaqur në Real. Ai ndihet më mirë, është kthyer në përfaqësuesen e Brazilit dhe nuk dëshiron të largohet”, deklaroi zëdhënësi Diogo Katscho për të përditshmen franceze L'Equipe.