Hoxhaj: Jordania do të lobojë për njohje të Kosovës

Diplomacia jordaneze do të angazhohet në promovimin e shtetit së Kosovës, duke pasur parasysh se Jordania ka një ndikim shumë të fuqishëm në shtetet që e rrethojnë, disa prej të cilave ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ky aprovim është marrë gjatë një takimi të mbajtur mes Ministrit të Punëve të Jashtme te Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me homologun jordanez Nasser Judeh.
Ministri i Jashtëm jordanez, Nasser Judeh, ka siguruar Ministrin Hoxhaj se Jordania do ta mbështesë Kosovën në çdo fushë. Ai ka thënë se Mbretëria e Jordanisë do të shtrijë ndikimin tek shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për të avancuar qëndrimet e tyre dhe për të marrë sa më parë një vendim të tillë.
Sipas një deklarate për shtyp të MPJ-së, ministri Judeh është interesuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Jordanisë me Kosovën në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
Në anën tjetër, ministri Hoxhaj e ka informuar Ministrin e Jashtëm jordanez për progresin sistematik që po shënohet në Kosovë.