Ndryshime te rregullave per cmimin Oscar

Bordi i guvernatoreve te Akademise se Arteve Filmike votoi per te ndryshuar numrin e filmave qe mund te marrin kandidaturen per cmimin Oscar.
Akademia do te lejoje nga 5 deri ne 10 kandidatura per kategorine e filmit me te mire ne vend te 10 kandidaturave te garantuara sic eshte vepruar gjate dy viteve te fundit.
Ky numer nuk do te njoftohet derisa ata te shpallen gjate ceremonise se njoftimeve ne janar. Nder ndryshimet e tjera te rregullave perfshihet edhe periudha kalendarike qe lejon hyrjen ne konkurim qe do te thote se ne ceremonine e 84 te cmimeve Oscar do te jene filmat e shfaqur mes periudhes 1 shtator 2010 deri me 31 dhjetor 2011.
mimet e akademise do te njoftohen me 24 janar te vitit 2012. Ceremonia e ndarjes se cmimeve do te jete me 26 shkurt te vitit 2012.