Greqia në kaos, Papandreu: I gatshëm për dorëheqje

Kryeministri grek George Papandreu, do të ishte i gatshëm të japë doreheqjen. Këte deklaratë e ka konfirmuar ditën e sotme kreu i opozitës Samaras, ndërsa ka thënë se Papandreu do të jetë i gatshëm të jepte dorëheqjen për një qeveri të unitetit kombëtar.
Papandreu do të veprojë kështu vetëm nëse në këtë kuadër të veçantë, objektivat për qeverinë e re ishin të pranuara, thanë më tej burimet.
Lajmin e bën të ditur televizioni publik grek, sipas të cilit Papandreu është shprehur i gatshëm për negociata me liderin e opozitës Antonis Samaras.
"Kryeministri Papandreu foli me z. Samaras dhe që të dy ranë dakord për një kuadër të angazhimeve të veçanta për ndryshime në vend dhe në sistemin politik dhe objektivave të veçanta”, deklaruan burimet qeveritare për "Reuters".