E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Disa shtete do të insistojnë ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaroi se Kosova nuk është parakusht për hyrjen e Serbisë në BE, por ka theksuar se nuk ka dilema se disa shtete do të insistojnë që Serbia ta zgjidhë këtë çështje para se të hyjë në BE.
 

“Kosova nuk është parakusht për integrimet evropiane të Serbisë, por nuk duhet përhapur iluzioni se ky nuk është problem në integrimet evropiane”, tha Tadic para gazetarëve në Beograd.
 

Duke u shprehur për dialogun me Prishtinën, Tadic tha se Beogradi është shumë konstruktiv në këto bisedime.
“Ne para se gjithash dëshirojmë ta zgjidhim konfliktin dhe të gjejmë zgjidhje teknike për problemet e qytetarëve në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë, përfshirë transportin e mallrave dhe shërbimeve, madje edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në forumet rajonale”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›