E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtaret amerikane vazhdojne bisedimet per uljen e deficitit buxhetor

Nenpresidenti amerikan Joe Biden po zhvillon takimin e tete me nje komision dypartiak ligjvenesish lidhur me planet per uljen e deficitit buxhetor.

Zoti Biden dhe anetare te kongresit po perpiqen te negociojne shkurtimin e shpenzimeve dhe nevojen e rritjes se kufirit te borxhit. Pas bisedimeve dje zoti Biden tha se grupi eshte tani ne fazen e marrjes se vendimeve te veshtira.

Republikanet kane thene se nuk do te miratojne rritjen e kufirit te borxhit nese presidenti nuk shkurton ndjeshem buxhetin. Kufiri i lejuar i borxhit prej 14 presje 3 trilion dollaresh u arrit muajin e kaluar.

Drejtori i Bankes Qendrore amerikani ose Rezerva Federale Benjamin Bernanke tha dje se politikanet nuk duhet te lejojne qeverine qe te falimentoje ne kredite e veta duke thene se madje edhe nje vonese e shkurter ne pagesa mund te shkaktoje deme te medha ne tregjet financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›