E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani mohon se "papa bashkëpunoi me juntën"

Vatikani këmbëngul që akuzat se Papa Françesku ka bashkëpunuar me diktaturën ushtarake e cila ka udhëhequr vendin e tij Argjentinën gjatë viteve 1976 - 1983 janë të pabazuara dhe politikisht të motivuara.

"Asnjëherë nuk ka pasur akuza konkrete dhe të besueshme kundër tij, ai është marrë në pyetje nga gjyqtarët e Argjentinës si dikush që ka qenë ‘informant’, dhe ai ka ofruar dokumente për të hedhur poshtë këto akuza" tha zëdhënësi i Vatikanit, At Federiko Lambardi.

Nga Argjentina pretendohej se Papa Françesku nuk ka bërë mjaftueshëm në të kaluarën e tij për të shpëtuar dy priftërinjë të kidnapuar dhe torturuar nga junta ushtarake e Argjentinës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›