E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rektoratit rishikon vendimin për mbajtjen e dy provimeve

Përfaqësuesit e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u takuan me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, të cilët kërkuan nga Rektorati i UP-së që ta rishikojnë mundësinë e organizimit të dy provimeve për afatin e prillit.

Fillimisht, përfaqësuesi e Rektoratit ua sqaruan studentëve se deri te ky vendim në Senat ka ardhur si rezultat i analizës që kanë bërë njësitë akademike të UP-së, dhe në fakt janë dekanatet e njësive akademike që vendosin për këtë çështje dhe jo Rektorati.

Sido që të jetë, duke i kuptuar shqetësimet e Parlamentit Studentor, të cilët përfaqësojnë kërkesat e studentëve të UP-së, të cilët po kërkojnë organizimin e dy provimeve në afatin e prillit, përfaqësuesit e Rektoratit u pajtuan që sot pasdite të punojnë me të gjithë dekanët e UP-së për të shikuar mundësinë e organizmit edhe të një provimi shtesë (d.mth. dy provimeve) në afatin e prillit, aty ku ka mundësi,dhe pa e dëmtuar procesin mësimor.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor u zotuan që, duke filluar nga sot pasdite, do të punojnë me këshillat studentorë dhe me dekanët nëpër të gjitha fakultetet për të shikuar mundësinë e organizmit të dy provimeve në afatin e prillit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›