E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet nga shkallët, në rrezik për jetën inxhinieri

Një inxhinier elektrik, është në gjëndje të rëndë për jetën, pasi u rrëzua nga shkallët teksa po punonte. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë pak minuta më parë, ku shtetasi Mezan Allpushi, pasi ka rrënë nga shkallët, ka pësuar lëndime të shumta në trup.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen, mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Pas hetimit të vendngjarjes, policia deklaroi se Allpushi ishte punonjës dhe është plagosur në mënyrë aksidentale si pasojë e rrëzimit nga një shkallë metalike, ndërsa tashmë është në gjendje të rëndë në spital.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›