Hoxhaj: Unifikimi i subjekteve serbe në një listë, e papranueshme

Sikurse për shtetin e Kosovës ashtu edhe për serbët që jetojnë brenda territorit tonë është e papranueshme unifikimi i subjekteve serbe në një listë për të garuar në zgjedhjet e 3 nëntorit. Në këtë qëndrim ishte i prerë kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj.
Sipas tij askush nuk ka të drejtë që të formësoj solucionin se si do të duket një subjekt politik apo çfarë do të jetë fati i një personi të caktuar, në një proces zgjedhor.
Hoxhaj u shpreh i prerë në qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se OSBE-ja gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit do të ketë vetëm rol fasilitues. E kjo sipas tij është qartë e precizuar edhe në marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij Daçiq, transmeton RTK-ja.
E tendenca e disa subjekteve serbe që t''i shmangen regjistrimit në KQZ është e papranueshme për organet shtetërore.Sipas Hoxhajt, procesi zgjedhor i 3 nëntorit do të bëhet në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e vendit, ligjet në fuqi dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /Indeksonline/