VV: Komuna e Drenasit e rrit papunësinë

Në Komunën e Drenasit që nga paslufta rreth dyqind kombibus bëjnë bartjen e udhëtarëve në drejtimet Drenas-Skënderaj, Drenas-Prishtinë, si dhe nga Drenasi në drejtim të shumicës së fshatrave të komunës sonë.
Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se pronarët e kombibusëve i sigurojnë të ardhurat e familjeve të tyre nga puna që e bëjnë si transportues të udhëtarëve.
“Vendimi i Komunës së Drenasit për të mos ua vazhduar lejet e punës, pronarëve të kombibusëve ua rrezikon jo luksin por bukën e gojës një numri të madh të familjeve që mbahen nga ky aktivitet”, thuhet ne reagimin e VV./Indeksonline/