Humb jetën studenti shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksidenti në rrugë, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë. Mësohet se viktima është Denis Alushaj, student në Itali.
Ai ka humbur jetën ditën e sotme në mëngjes teksa ishte duke ecur me një motor për të shkuar në punë, pasi punonte kuzhinier në një hotel. Policia bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe si pasojë e reshjeve të dendura, duke bërë që motori të humbas kontrollin, raporton Shekulli.
19-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vend, pasi motori është përplasur me një automjet tjetër dhe i riu shqiptar ka përfunduar poshtë makinës. Përplasja ndodhi në rrugën Aurelia.
Mësohet se ditët e fundit, një uragan i fuqishëm ka goditur Sanremon, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, në rrethinat e Savonas, ndërsa i riu shqiptar gjeti vdekjen. /Indeksonline/