Kuci: Marrëveshjet me Serbinë sipas Kushtetutës
PRISHTINË- Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës deklaroi se nuk ka ende marrëveshje me Serbinë, ndërkohë theksoi se edhe nëse do të arrihen marrëveshje gjatë dialogut me Serbinë ato do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Unë ende nuk e di që ka marrëveshje. Nëse do të ketë marrëveshje ato do të jenë në kuadër të Kushtetutës, mandatit që kemi marrë nga Kuvendi si dhe në transparence të plotë. Kompromis më pak sesa Kushtetuta dhe mandati qe kemi marrë nga Kuvendi, nuk ka”,- deklaroi Kuçi.
Sipas tij qeveria nuk do të marrë përgjegjësinë që të interpretojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve, por do të kryejë punën në bazë të Kushtetutës.
“Ne nuk e fitojmë asnjëherë të drejtën për të interpretuar kushtetutën, ne e marrin të drejtën që të kryejmë punët tona sipas kushtetutës”,- theksoi zëvëndës kryeminsitri Kuçi.
I pyetur nëse marrëveshjet do t`i dërgohen paraprakisht Kuvendit të Kosovës, para se ato të bëhen, zëvendës kryeministri Kuçi tha ajo do të bëhet sipas Kushtetutës.
“Kushtetuta e Kosovës e ka bërë shumë të qartë se si ratifikohen marrëveshjet. Qeveria e Kosovës dhe çdo individ do të respektojë Kushtetutën në përpikëri”,- nënvizoi Kuçi.
(e.m/Koha/BalkanWeb)