Hoxhaj filloi vizitën në Itali

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 10:46
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj sot e ka filluar vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë qëndrimit në Romë, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve italiane, dhe me personalitete nga jeta publike dhe trupi diplomatik i akredituar në Itali.
Ministri Hoxhaj do të ketë një takim të veçantë me homologun e tij italian Franco Frattini, gjatë të cilit do të bisedohet për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.