BE respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Bashkimi Evropian respekton vendimin e gjykatës më të lartë të Kosovës, e cila ka shpallur jokushtetuese zgjedhjen e presidentit Behxhet Pacolli.
“Ne presim që të gjitha palët të punojnë për një zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave të brendshme”, thuhet në komunikatën e përshkashkët të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe të komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle.
Me shumicë votash, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të hënën se zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës ishte jokushtetuese.