Hoxhaj merr pjesë në seancën e KS të OKB-së

Ministria e jashtme e Kosovës ka njoftuar se në takimin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku debatohet për Kosovën, do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.
"Ai do t`i njoftoj anëtarët e Këshillit të Sigurimit për “progresin e vazhdueshëm që po shënohet në Kosovë dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë fazë”, thuhet në njoftim.
Në raportin e tij tremujor për gjendjen në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka vlerësuar se “pas konkluzioneve të suksesshme të diskutimeve për çështjet kryesore në dialog, Beogradi dhe Prishtina, i kanë avancuar planet e tyre evropiane”.