Afganistan, vritet negociatori për paqe

Vrasja është parë si goditje ndaj përpjekjeve të qeverisë afgane për të zhvilluar negociata për zgjidhje politike të luftës kundër militantëve talibanë.
Policia tha se negociatori Arsala Rahmani ishte në veturën e tij kur u vra nga personi i panjohur i armatosur në një udhëkryq, në pjesën perëndimore të Kabulit.
Talibanët kanë hedhur poshtë pohimet për përgjegjësi, megjithëqë më herët ata kishin deklaruar se do t’i marrin në shënjestër negociatorët për paqe.
I ndjeri Rahmani ishte njëri nga 70 ish-talibanët me ndikim, që ishte emëruar nga Presidenti afgan, Hamid Karzai, për të bërë përpjekje për pajtim me militantët talibanë.
Arsala Rahmani kishte shërbyer si ministër i Arsimit të Lartë në regjimin taliban. Pas rënies së regjimit ai kishte bashkëpunuar me qeverinë e Karzait dhe kishte shërbyer edhe në Parlament.
/Start/
2012-05-13 15:06