Hoxhaj në Austri, merr mbështetje për liberalizimin e vizave
PRISHTINE - Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj është pritur sot nga zv/kancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelecker.
Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, për ndihmën që Austria mund t’i japë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europia,n si dhe në shtimin e njohjeve për Republikën e Kosovës.
Mediat kosovare bënë të ditur se ministri Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e marrjes së udhërrëfyesit nga Bashkimi Europian, që do të mundësonte hapjen e një kapitulli të ri në lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë, zëvendeskancelari Spindelecker ka siguruar ministrin Hoxhaj për mbështetjen që Austria do t’i japë Kosovës në këtë drejtim.
“Kosovarët të udhëtojnë në gjithë Evropën pa viza. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, dhe rruga deri atje duhet të përshkohet me përmbushjen e kritereve, por edhe gatishmërinë e Europës për këtë proces. Sot kam siguruar mikut tim Enver Hoxhaj se Austria do të jëtë në shërbim të kësaj çështje.”, ka paralajmëruar zëvendeskancelari Spinddenlecker”- deklaroi Spindelecker menjëherë pas takimin.
Mësohet se Hoxhaj ka kërkuar ndihmën e Austrisë dhe të Bashkimit Europian që të shtohet presioni mbi Serbinë për largimin e strukturave ilegale nga Kosova, si parakusht për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
(er.nu/BalkanWeb)