E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek: Ndarja e Kosovës nuk është opsion

BRUKSEL – “Serbia mund të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian vetëm pasi të ketë implementuar marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun Prishtinë-Beograd”. Kështu ka deklaruar raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek gjatë mbledhjes së komisionit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin Europian, mbi raportin e saj për integrimin europian të Kosovës, i cili hedh poshtë çdo mundësi për ndarjen e vendit.

“I bëra thirrje 5 vendeve që nuk kanë njohur ende Kosovës, ta njohin atë dhe bëra të qartë se ndarja e Kosovës nuk është një opsion. Qeveria serbe po shtyn zbatimin e marrëveshjeve me shpresën që të mos bëjë shumë, por dhe pse mbështes statusin kandidat për Serbinë, kjo do të arrihet vetëm nëse serbët zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog”,- deklaroi Lunaçek.

Duke folur përpara anëtarëve të komisionit, Lunaçek tha se dialogu për vizat është esencial për qytetarët e Kosovës, pavarësisht se cilës etni i përkasin.

Lunaçek i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias , si dhe të punojë fort me shoqërinë civile, ndërsa theksoi e mbrojtja e dëshmitarëve mbetet ende një problem.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›