Kontrolli i armëve, Wollfarth: I rëndësishëm për paqen
TIRANE - Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth deklaroi se çështja e kontrollit të armëve është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin.
Duke folur në simpoziumin për kontrollin e armëve, ambasadori Wollfarth nënvizoi se “Të gjitha armët përbëjnë një rrezik të mundshëm dhe vënë në rrezik sigurinë individuale dhe atë kolektive.”
Sipas Wollfarth, “OSBE-ja, që në fillimet e saj ka miratuar një sërë dokumentesh që i ndihmojnë shtetet pjesëmarrëse të arrijnë një mjedis të sigurt përmes mjeteve dhe metodave të kontrollit të armëve. Përveç kësaj, në zonën e OSBE-së, nuk mund të flitet për kontrollin e armëve pa përmendur dy mjete shumë të rëndësishme: Traktatin e vitit 1990 për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë dhe Traktatin e vitit 1992 për Qiejt e Hapur”.
Nga ana tjetër zv.ministri i Mbrojtjes Arjan Starova theksoi se sfida jonë e përbashkët është siguria dhe në mënyrë më të veçantë, siguria bashkëpunuese.
“Shqipëria ka treguar një vullnet të qartë politik për të marrë përsipër me seriozitet përgjegjësitë e saj në fushën e kontrollit të armëve . Është bërë shumë deri më tani, por ende mbetet shumë për të bërë.”- deklaroi Starova.
(er.nu/BalkanWeb)