Hoxhaj në Zvicër

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj të premten e ardhshme do të qëndrojnë për një vizitë punë në kryeqendrën helvetike, në Bernë, njofton agjencia “Presheva Jonë”.
Gjatë kësaj vizite, Shefi i diplomacisë kosovare do të pritet nga homologu i tij, znj.Micheline Calmy-Rey, njëherësh Presidente e Zvicrës.
Ministri Hoxhaj ka për këtë agjenci se “kjo vizitë e jona në Zvicër ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”.
Burimet nga Berna njoftojnë se pas takimit mes Hoxhajt dhe Calmy-Rey, kjo e fundit do të pranojë një çmim nga komuniteti kosovare në Zvicër.