Rooney, dënimi i ashpër

Sulmuesi anglez Wayne Rooney ka refuzuar të fajësojë dikë tjetër përveç vetes së tij për suspendimin prej tri ndeshjes në Euro 2012.
Rooney mori dënimin nga UEFA pas përjashtimit të tij në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese kundër Malit të Zi, ku ai shqelmoi nga prapa mbrojtësin Miodrag Dzudovic. Megjithatë, ai mendon se dënimi është i ashpër.
“Sigurisht se është faji im dhe nuk mund të ankohem. Ishte e marrë dhe jam penduar menjëherë pasi e bëra. Por, mendoj se dënimi është pak i ashpër”, tha Rooney për mediet angleze.