Hoxhaj ngushëllon homologun norvegjez, Jonas Gahr Store
Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 11:00
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Jonas Gahr Store pas sulmeve tragjike që ndodhën në kryeqytetin Oslo dhe në ishullin Otoy.
"Vrasja e 91 shtetasve tuaj e ka prekur thellë popullin e Kosovës, ne të gjithë ndajmë pikëllimin me familjet dhe me popullin tuaj. Zoti Store, populli i Kosovës i bashkohet lutjeve të popullit norvegjez në këto çaste të rënda për familjet e viktimave të kësaj tragjedie”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.