E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj preshevarëve: Drejtojuni Beogradit me dialog

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, që të zhvillojnë dialog politik me zyrtarë shtetërorë në Beograd.

Ai ka thënë se me këtë instrument do të diskutohej avancimi i pozitës së shqiptarëve atje. “Unë e di që kjo që po them nuk është populiste por duhet të ketë një dialog politik, se si të avancohet përmes dialogut politik pozita e shqiptarëve atje”, ka thënë Hoxhaj, transmeton tribuna.

Ai ka kujtuar se Kosova e ka të shkruar në Kushtetutën e saj se nuk ka pretendime territoriale ndaj ndonjë vendi tjetër./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›