Ndodhen në stacione policore

Burime të Indeksonline mësojnë se të gjithë të akuzuarit janë dërguar në stacione policore.
---
Mësohet se tashmë janë arrestuar disa prej të akuzuarve dhe ndodhen në stacionet më të afërta që kanë. Deri tash janë arrestuar Sylejman Selimi dhe Jahir e Zeqir Demaku.
---
Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Grupi i Drenicës të paraburgoset për 30 ditë.
Pala mbrojtëse ka kërkuar që Sylejman Selimit, dhe të tjerëve t’u ndërpritet arresti shtëpiak, derisa prokurori Maurizio Salustro, kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, shkruan Express.
Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari,Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si “Grupi i Drenicës”, dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc gjatë luftës në Kosovë.
Sot kishin kaluar 48 orë të arrestit shtëpiak, të cilat ishin caktuar dy ditë më parë.
Ishte thënë që vendimi për “Grupin” do të jepet të hënën por për paraburgosjen prokurorët vendosën sonte gjatë orëve të mbrëmjes./Indeskonline./