E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj propozon Vatajn kryetar të PDK-së në Suharekë

Nënkryetari i Partisë Demoktratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka propozuar sot Ramë Vataj, për kryetar të Degës së PDK-së në Suharekë.

Në Kuvendin Zgjedhor që ka mbajtur kjo parti në mënyrë unanime është zgjedhur Ramë Vataj, i propozuar nga nënkryetari Enver Hoxhaj.

Në këtë Kuvend kanë marr pjesë personalitete te nivelit lokal dhe qendror të Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet e brendshme në këtë parti tashmë janë shtrirë nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›