Valë e dhunës në Korzikë

Autoritetet policore lokale e identifikuan personin e vrarë në atentat në qytetin e Kalvit si një të burgosur të sapo liruar.
Ndërsa shumica e shtëpive të sulmuara me bombë janë shtëpi pushimi, që në momentin e shpërthimit ishin të pabanuara.
Vrasja dhe shpërthimet, sipas njoftimeve të medieve ndërkombëtare, po hetohen të ndara nga agjentët e anti-krimit.
Ndërkohë, një person u arrestua në Kalvi për zotërim të sasive të eksplozivit, edhe pse nuk dihet nëse shpërthimet kanë lidhje me të.
Korsika ka një histori të gjatë dhune që lidhet me konflikteve të grupeve kriminale, por edhe me fraksionet separatiste që kërkojnë pavarësinë e saj nga Franca.
Të paktën 19 persona janë vrarë këtë vit në Korsikë, ku popullsia arrin në rreth 260 mijë banorë, përfshirë këtu një nga avokatët më të njohur të ishullit, Antoine Sollacaro, në muajin tetor.
Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, që së fundmi vizitoi ishullin, u premtoi korsikanëve se “lufta për vendosjen e sigurisë po zbatohet me vendosmërinë më të madhe”.