Hoxhaj rikonfirmon ngritjen e pagave
Ministri ne largim i Arsimit Enver Hoxhaj te enjten ne Ferizaj rikonfirmoi ngritjen e pagave per mesimdhenesit nga janari i vitit te ardhshem per rreth 50 per qind.
Ai ka thene se kete ngritje pagash e meritojne mesimdhenesit te cilet po japin kontribut mjaft te madh ne arsimimin e gjeneratave te reja.
147Per mesimdhenesit do te kete nje rritje te fuqishme te pagave prej 50 per qind dhe kjo do te ndodhe ne janar dhe kjo eshte gje e kryer. Jemi te vetedijshem qe kjo ngritje e pagave eshte vetem nje shperblim i pare per nje pune te madhe qe jo keni bere148 ka thene Hoxhaj sic transmeton Kosovapress.
Nderkaq kreu i komunes se Ferizajt Bajrush Xhemajli eshte shprehur se ne bashkepunim me Qeverine e Kosoves pikerisht me MASHT-in jane munduar te krijojne ne infrastrukture shume te mire dhe per nje cilesi shume me te madhe.
147Sa i takon cilesise perqindja e dhenies se provimit kombetar tregon se Ferizaj ka arritur cilesi148 ka thene Xhemaili duke u kumtuar mesimdhenesve ferizajas memorandumin e nenshkruar per ndertimin e shkolles se infermierise.
Ai ka thene se ndertimi i saj do te jete investimi me i madh prej 4.6 milione euro. Ndersa me diplomat qe do te marrin nxenesit e asaj shkolle do te kene mundesi qe te jete ne tregun e punes jo vetem ne Kosove por edhe me gjere