E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janë marr vesh, kërkuan kohë për te bindur popullin

Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për formimin dhe kompetencat e Asociacionit të komunave serbe. Mirëpo, si njëra ashtu edhe pala tjetër kanë kërkuar nga krerët e BE-së edhe pakës kohë për të përgatitur popullin e vet për zgjidhjet e arritura, pasi që me ato zgjidhje duket qartë se nuk do të jenë të kënaqur as serbët e as shqiptarët e Kosovës, merr vesh gazeta Blic nga burime të afërta me BE-në.

“Por, Brukseli është shqetësuar nga deklarata e presidentit serb Nikoliq pas takimit të tij të hënën me Ashton, duke thënë që “Prishtina ka lëshuar pe”, pasi që kjo ka kërcënuar që të prishet ujdia”, tha bashkëbiseduesi i gazetës beogradase nga Brukseli, por pa dhënë detaje të ujdisë.

Dëshmia më e mirë se a është arritur ujdia do të dihet pas vizitës së Ashton në Prishtinë. Nëse pas Prishtinës ajo viziton edhe Beogradin, kjo do të jetë shenjë e sigurt se ujdia është arritur.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby e ka vlerësuar pozitivisht vizitën e kreut shtetëror serb në Bruksel dhe ka theksuar se “ekzistojnë shumë mundësi” për arritjen e marrëveshjes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›