Drekë pune Rama Arvizu

Takimi Rama-Arvizu
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Arvizu dhe Rama kanë drekuar bashkë për rreth tre orë. Në fund ata kanë refuzuar të japin prononcim për mediet. Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.
Ky takim ka ardhur pak minuta pasi mazhoranca dhe opozita dhanë shenjat e para të prishjes së mundshëm të konsensusit për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.
PD dhe Ps gjatë konferencës së kryetarve në Kryesinë e Kuvendit nuk kanë arritur të gjejnë kompromisin për miratimin e kalendarit të punimeve. Përfaqësuesit e PS-së janë larguar nga mbledhje para se ajo të përfundonte.