Italia: Anglia është e organizuar, por nuk e kemi frikë

Prandeli dhe Italia në stërvitje
Prandeli: Kundër Anglisë do ta shikoni kush jemi.
Për Çezare Prandelin do të jetë ndeshja e parë me eliminim direkt në karrierën axurre. Trajneri e di që përballë do të ketë një skuadër të frikshme si Anglia: E kemi përgatitur ndeshjen duke parë ndeshjet e Anglisë, dhe na është dukur një skuadër shumë e organizuar, që luan në 38-39 metra dhe të cilës duhet ti rrëmbesh ritmin e lojës. Është e pasur me futbollistë me personalitet dhe karizëm, por dëshirojmë të luajmë pa frikë dhe presion psikologjik. Nëse do të arrijmë këtë, atëherë do të mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Në lidhje me sulmin, shprehet: Po gjejmë ritmet e duhura për të sulmuar në zonën e rreptësisë, dhe kjo skuadër ka kualitetin e duhur. Ka ardhur momentin që ta demonstrojmë. Më pas Prandeli, për herë të parë nuk do tua komunikojë para kohe lojtarëve formacionin: ata do ta zbulojnë vetëm një orë para ndeshjes: Nuk është një disavantazh, fakti që Hart e njeh Balotelin, por një avantazh, sepse është i ndërgjegjshëm kush është Baloteli. A do të luajë, Baloteli do ta mësojë vetëm sot, një orë para ndeshjes, ashtu sikurse edhe të gjithë të tjerët. Për Tiago Motën bëhet fjalë për një kontraktim muskulor, por është i disponueshëm për ndeshjen e sotme. Dyshimet taktike? Jo, nuk kam asnjë. Me Prandelin dhe Balotelin në konferencën e shtypit është edhe Barzalji: Në këtë Europian janë parë në të gjitha ndeshjet shumë gola, më duket se nuk kam parë ndonjë skuadër të pathyeshme në mbrojtje, të gjithë luajnë për të shënuar. Nuk kemi vuajtur shumë, për momentin mendoj se kemi luajtur mirë. Runi? Ndalet duke e ndërtuar repartin difensiv të gjithë së bashku.
Trajneri
Do të duhet tua vjedhim atyre ritmin e lojës. Kundërshtar i pasur me lojtarë me personalet e karizëm, por dëshirojmë të luajmë pa u vënë në presion psikologjik
Italia: Anglia është e organizuar, por nuk e kemi frikë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci