E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF me dy kandidatura për stolin e kombëtares

Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit pritet të bëjë publik të shtunën emrin e trajnerit të ri të kombëtares. Aktualisht kanë mbetur vetëm dy kandidatura, ajo e ish-futbollistit të Juventusit, Antonio Kabrini, dhe tjetra është ajo e austriakut Peter Pakult. Trajneri i Rapidit të Vienes është një emër i njohur për opinionin shqiptar, pasi ishte ai që ndoqi nga afër sulmuesin Hamdi Salihi, të cilin e mori më pas tek skuadra e tij.

Sipas FSHF-së, Pakult pritet të mbërrijë pasnesër për të biseduar me krerët e saj. Ngërçi duket se qëndron tek kushti i FSHF-së për qëndrimin e tyre në Shqipëri për sa kohë drejtojnë përfaqësuesen. Në ndeshjen miqësore ndaj Milanit kombëtaren shqiptare do ta drejtojë trajneri i shpresave, Artan Bushati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›