Ignatavieius: Jepini fund dhunës, anuloni tubimet
28/01/2011 Kriza politike, pas Lajçak mbërriti mesditën e djeshme në Tiranë kreu i OSBE-së
Kryetari i delegacionit të OSBE-së Evaldas Ignatavieius zhvilloi dje takime me kryeministrin Berisha dhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje politike që ka përfshirë vendin tonë. Pasditen e djeshme, i shoqëruar nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart, Ignatavieius zhvilloi një konferencë për mediet, ku ai ripërsëriti apelin e të dërguarit të BE-së Lajçak, për frenimin e dhunës dhe nisjen e dialogut të menjëhershëm mes palëve, me qëllim nxjerrjen e vendit nga ngërçi politik. Duke shprehur indinjatën e tij për dhunën e ushtruar në demonstratën e 21 janarit, kreu i OSBE-së theksoi se u ka kërkuar drejtuesve politikë në takimet e zhvilluara me ta anulimin e tubimeve të parashikuara, të cilat mund të shkaktojnë dhunë dhe dëme të tjera. “Reaguam duke ardhur në Shqipëri, duke dënuar dhunën e duke bërë thirrje që njerëzit të frenohen nga përdorimi i dhunës. Meqenëse situata vazhdon të mbetet e tensionuar, u kemi kërkuar zotit Berisha dhe zotit Rama të shtyjnë tubimet e parashikuara, duke menduar se mund të çojnë në dëme të mëtejshme dhe në dhunë”, - u shpreh Ignatavieius. Gjithashtu në deklaratën e tij ai shtoi se është i nevojshëm një hetim i detajuar dhe i paanshëm për tragjedinë e ndodhur të premten e kaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pasi një hetimi të paanshëm mund të shërbejë dhe në qetësimin e kësaj situate. Në lidhje me takimet e pasdites që ai zhvilloi pasditen e djeshme me krerët e politikës si dhe për ndonjë rezultat paraprak të tij, kreu i OSBE-së tha se ata u distancuan nga ushtrimi i dhunës së mëtejshme. “Është e parakohshme që të flas tani për rezultatet e këtij misioni që ne kemi ndërmarrë në Tiranë. Gjithsesi, në bisedimin që patëm me kryeministrin Berisha dhe me zotin Rama mund të them se ishin biseda të qeta, të hapura dhe konstruktive. Në fakt, ky është dhe qëllimi minimal i misionit tonë që kemi ne në Shqipëri, që palët të frenohen nga përdorimi i dhunës dhe futjen në rrugën e dialogut.”
OSBE mision treditor në Tiranë
Gjatë vizitës triditore Ignatavieius, pasi zhvilloi dje pasdite takime me shefin e mazhorancës Berisha si dhe me kreun e opozitës Rama, sot do të takohet me Presidentin Bamir Topi, prokuroren e përgjithshme Ina Rama, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto si dhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim zbutjen e tensioneve dhe për të mbështetur dialogun për zgjidhjen e krizës së vazhduar politike në vend”, - thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së OSBE-së në Tiranë.
Ministri i Mbrojtjes: FA-të qëndrojnë larg politikës
Imami: “Mitingu edhe mund të mos zhvillohej, por do të jetë paqësor”
Pasi zhvilloi mbledhjen e tij në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ministri i Mbrojtjes Arben Imami shprehu dje besimin se manifestimi i opozitës do të jetë paqësor. Gjithashtu Imami mohoi dhe akuzat e bëra në medie nga ana e opozitës për ndonjë implikim politik të mundshëm të Forcave të Armatosura pas vizitës së kreut të qeverisë Berisha që bëri me gjeneralët më të lartë të ushtrisë në vend, duke i cilësuar këto akuza të pabaza. “Nuk ekzistojnë. Janë krejtësisht të pabaza. Besoj i dëgjuat edhe komentet që bënë partnerët tanë ndërkombëtarë për rolin që luajnë sot Forcat e Armatosura për stabilitetin, paqen në nivel global. Nuk ka gatishmëri të posaçme te Forcat e Armatosura”, - tha ministri. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ministri Imami theksoi se do ishte më e arsyeshme që të mos mbahej fare ky manifestim, por nga ana tjetër ai ka besim se do të jetë një tubim i qetë dhe paqësor. “Besoj se do të ketë një manifestim paqësor, madje shumë më e arsyeshme do të ishte të mos kishte fare manifestim. Do të thosha se ishte një shenjë
maturie, serioziteti nga ana e qeverisë”, - u shpreh dje ministri Arben Imami.
Komisioni i Sigurisë
Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare miratoi dje propozimin e bërë nga
ministri i Mbrojtjes Arben Imami në projektligjin “Për përdorim civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”. I thirrur në një seancë dëgjimore për të bërë prezantimin e relacionit në mbështetje të interesave për ndërhyrjen dhe ndryshimet në ligjin aktual, ministri Imami, i cili prezantoi pikat ku duhet të ndërhyhet për hedhjen në treg dhe kontrollin e eksplozivëve dhe lëndëve plasëse për përdorim civil, duke shtuar këtu edhe lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët.