“Rama gënjeu para SHBA-së për paditë”
28/01/2011 Kryeministri Berisha pret familjarët e policëve dhe gardistëve, akuza kryeprokurores
Një ditë para protestës së PS-së, kreu i qeverisë siguron: “Situata nën kontroll”
Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ishte sërish në shënjestrën e kryeministrit Sali Berisha gjatë fjalës që ai mbajti para familjarëve të efektivave të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës. Gjatë takimit që zhvilloi me ta në Kryeministri, kreu i saj e paralajmëroi për atë që për Berishën ishte gënjeshtër e pastër e kreut të akuzës, para opinionit publik dhe mbi të gjitha përfaqësuesit të SHBA-ve në vendin tonë Aleksandër Arvizu, vendi i të cilit është partneri më i madh i Shqipërisë. “Duhet t’i jap një paralajmërim tjetër prokurores së përgjithshme. Thuaju shqiptarëve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi. Kush ta dha porosinë të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese? Duhet ta thuash, këtë ta kërkojnë të gjithë këta burra e gra, ta kërkojnë të gjithë burrat e gratë e Shqipërisë, që panë djemtë e tyre të sulmoheshin në mënyrën më barbare për 5 orë rresht te pragu i shtëpisë së tyre, as edhe te shtëpia e gjyshërve të tyre, por u sulmuan në mënyrën më barbare në mbrojtje të institucionit kryesor kushtetues ekzekutiv të vendit: Këshillit të Ministrave”, - tha kryeministri. Para dy ditësh në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e SHBA-ve, Arvizu, pas takimit që zhvilloi me të, kryeprokurorja, e pyetur mbi nisjen e hetimit ndaj organizatorëve të protestës shprehimisht, tha: “S’ka asnjë material dhe s’është nisur asnjë hetim për çështjen për të cilën ju pyesni.” Ka qenë pikërisht kjo deklaratë për të cilën Rama është akuzuar nga kreu i qeverisë për mashtrim, pasi media ato ditë kishte publikuar paditë ndaj deputetëve të PS-së Tomë Doshi dhe Paulin Sterkaj. Kryeministri vijoi me akuza e tij për një bashkëpunim të saj me kreun opozitës në qëllim të puçit institucional. “Unë të kërkoj t’u thuash shqiptarëve se kush të urdhëroi, kush të detyroi të mashtrosh publikun, të bësh një mashtrim kaq të rëndë. Mashtrove edhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë e më mik të shqiptarëve në botë. Harrove se përfaqësuesi i vendit mik, me të cilin po flisje, kishte qenë edhe tek unë dhe ishin bashkërenduar të gjitha gjërat e t’i veprove në këtë mënyrë. Unë mbaj këtë qëndrim sepse secili prej jush, sepse çdo shqiptar, i ri dhe e re e këtij vendi, do të dijë gjithçka luhet e zhvillohet, çdo tentativë që bëhet për të cenuar lirinë e tij”, - kërkoi kreu i ekzekutivit. Duke folur për atë që ai e quajti “puç institucional”, kryeministri garantoi një ditë para protestës së Partisë Socialiste se situata është tërësisht nën kontroll. “Janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit, por janë përpëlitje të dështuara, të mjera. Ata që i bëjnë nuk dinë ku do të futin kokën, nuk dinë se si do të shpëtojnë. Ju garantoj se unë kam një zotim, një vendim: asgjë nuk do të zhvillohet jashtë institucioneve të këtij vendi, ndonëse ka prej tyre që janë të drejtuara nga njerëzit e bulevardit, nga horrat e bulevardit”, - tha Berisha. “Ata që mendojnë se mund të përdorin institucionin për të dhunuar ligjet e këtij vendi, - përfundoi ai, - do të kenë fatin e horrave të bulevardit dhe asgjë tjetër.”
Ndëshkimi
“Të gjithë ata që nuk janë këtu me ne, por që i kanë pasur të dashurit e tyre këtu, në mbrojtje të Këshillit të Ministrave, të gjithë familjet e familjarët e efektivave të Gardës së Republikës dhe të Policisë së Shtetit i garantoj se do të bëj gjithçka për mbështetjen e tyre dhe se ky puç, që sërish vazhdon, do të marrë po nga institucionet e ligjet e këtij vendi ndëshkimin më të merituar”.
Vlerësimi
“Edhe një herë ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe ju garantoj se institucionet e këtij vendi kanë mbrojtësit më të sigurt, më të shkëlqyer dhe ata janë djemtë e vajzat tuaja me uniformë, por janë pa përjashtim edhe të gjithë zyrtarët që punojnë në këto institucione, të gatshëm për të nderuar detyrën, flamurin e vendit.”
Nderimi
“Shërbimi që ata i bënë vendit ishte historik, sepse çdo gurë, çdo hu, çdo zjarr, çdo plumb që hidhej drejt tyre nuk ishte asgjë tjetër veçse zjarr, gurë, dru kundër këtyre fëmijëve, kundër secilit prej nesh, kundër çdo qytetari, kundër Shqipërisë. Ky puç, që sërish vazhdon, do të marrë po nga institucionet e ligjet e këtij vendi ndëshkimin më të merituar.”
Garancia
“Situata është tërësisht nën kontroll. Janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit. Ata që i bëjnë nuk dinë ku do të futin kokën. Ju garantoj se unë kam një zotim: asgjë nuk do të zhvillohet jashtë institucioneve të këtij vendi. Ata që mendojnë se mund të përdorin institucionin për të dhunuar ligjet e këtij vendi, do të kenë fatin e horrave të bulevardit dhe asnjë tjetër.”