E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Parlamentin serb, Nikoliç i shkul flokët Zivanoviç

Tiranë -Diskutimet për projektbuxhetin në Parlamentin e Serbisë, janë shoqëruar me konfrontime të ashpra, ku kanë ndodhur edhe incidente. Lideri i Partisë ''Progresistët serbë'' (SNS), Tomislav Nikoliç pati një grindje me Sërboljub Zivanoviçin, anëtar i Partisë ''Radikalët serbë'' (SRS).

Incidenti ndodhi ndërkohë që Nikoliç akuzoi radikalët se kishin bërë një marrëveshje me koalicionin qeverisës, që do ta detyronte SRS-në të mos e vazhdonte debatin në lidhje me amendimet në buxhet. Radikalët protestuan kundër kësaj deklarate dhe ndërkohë që Nikoliç po kthehej në vendin e tij, Zivanoviç i drejtoi disa fjalë fyese dhe Nikoliç e tërhoqi prej flokësh. Ky është incidenti i dytë në të cilin Nikoliç ishte i përfshirë. Gjatë vitit 2003, kur Nikoliç ishte deputet i partisë Radikale, ai fyeu një deputet tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›