E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çohen edhe doganat

Valës së të pakënaqurve me pagat iu është bashkuar sot edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës. Kërkesat e sindikalistëve janë që urgjentisht të nxirret Ligji për Dogana, rritja e pagave dhe aplikimi i sigurimit shëndetësor – invalidor.

“Mendojmë se është momenti i fundit që të realizohen kërkesat tona për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së zyrtarëve doganorë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj sindikate. Sipas sindikalisteve, këto kërkesa bazohen në sukseset e arritura të doganës, kur dihet fakti se të ardhurat e realizuara nga doganat kanë ndikuar pozitivisht në ngritje të standardit dhe rritje të buxhetit.

“Kërkojmë nga organet kompetente që të merren në shqyrtim kërkesat në afat sa me të shkurtë, pasi që konsiderojmë se janë të drejta dhe plotësisht legjitime”, përfundon komunikata.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›