Brenda një dite 695 masa ndaj drejtuesve të mjeteve
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. “Në sajë të rritjes së prezencës së Policisë në rrugë, kontrolleve të shumta të ushtruara do të vazhdojnë në vijimësi, për zbatimin e detyrave që lidhen me Programin e Punës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit «Për rritjen e sigurisë rrugore për vitin 2009» si dhe Programin e Punës e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, me objekt forcimin e masave ndaj kundravajtësve me synim uljen e ngjarjeve aksidentale dhe pasojave te tyre”, thekson deklarata e Policisë së Shtetit. Policia e Tiranës fton të gjithë drejtuesit e automjeteve, në ndërgjegjësimin e tyre për të zbatuar me përpikëri normat dhe rregullat e Kodit Rrugor.