ICO: Ndarja e Kosovës është e papranueshme
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare përjashton mundësinë e këmbimit të territoreve të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.“Zyra Civile Ndërkombëtare dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë si dhe shtetet që kanë marrëdhënie me Kosovën, mbështesin integritetin territorial të saj në formën e tanishme”, ka thënë MkGufie për “B92”, duke u përgjigjur rreth deklaratës të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, në rast se serbët insistojnë në ndarjen e veriut të Kosovës.Ai ka thënë se qëndrimi i ICO-s është se ndarja eventuale e kësaj pjese të Kosovës, ose këmbimi i saj me trevën e Luginës së Preshevës, nuk është praktik. “Duke e shikuar perspektiven evropiane të Kosovës, shtetet evropiane synojnë që si një nga vlerat kryesore të ruajnë shoqërinë multi-etnike, ku njerëzit do të jetojnë bashkë, pa përpjekje për t’u ndarë”, ka thënë MkGufie.