E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hubble feston sot 100 000 rrotullime rreth tokës

Këtë mëngjes,  teleskopi Hubble bën rrotullimin e 100 000 rreth Tokës. Për shumë vite, teleskopi ka realizuar pamje fantastike të yjeve dhe galaktikave, përfshirë dhe një foto të mjegullnajës afër yjësisë NGC 2074. Ajo shtrihet rreth 170 000 vite dritë larg, afër mjegullnajës Tarantula, një nga yjet më aktivë në grupin tonë të galaksive.

Galaksia që është në foto shtrihet në një fushë yjesh në Rrugën e Qumështit rreth 550 milionë vite drite larg nga Toka.

Hubble është një teleskop që mund të japi të dhëna për kohët e kaluara; stacioni hapësinor është një nga ndërtimet më të komplikuara të bëra ndonjëherë.

Hubble është vendosur në hapësirë në vitin 1990. Imazhet e para të tij kanë qenë me mjegull për shkak të vendosjes gabim të një pasqyre kryesore.

Lentet që korrigjuan gabimin u vendosën në vitin 1993 nga një mision i shuttle. Ky gabim është pjesë e misterit që ka teleskopi Hubble – tha Sandra Faber nga Universiteti i Kalifornisë.

Hubble ka ndihmuar shkencëtarët të masin moshën e universit – 14 miliardë vite.

“Hubble ishte teleskopi i parë që na ka treguar ne galaktikat që në momentin e formimit”- tha Faber.

“Ai na ndihmon të shohim universin në një mënyrë  që ne nuk mund ta shpjegojmë. Një fotografi është e vlefshme sa 1000 fjalë”.

Steve Hawley është një nga astronautët që ka ndihmuar në vendosjen në hapësirë të Hubble-t.

“Pamjet e marra janë befasuese, të lënë pa frymë. Pothuaj të gjithë njerëzit, edhe ata më të pa interesuarit për hapësirën,  dinë diçka për Hubble, dhe kjo vetëm prej këtyre fotografive madhështore”- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›