Trezegue le Kombetaren e "gjelave"
"Rajmond Domenek qendron dhe une e braktis Kombetaren". Nga grumbullimi i Pincolos, David Trezege lajmeron lamtumiren nga fanella e bluve, e cila i eshte mohuar gjate ketyre viteve nga trajneri. Francezi i Juventusit, qe dje e nderpreu stervitjen per shkak te nje shqetesimi fizik, ka thene: "Evropiani i shemtuar dhe konfirmimi i trajnerit me shtyjne drejt ketij vendimit te pakthyeshem. Shoh nje futboll ndryshe nga c'e shohin ne France. Evropiani ishte shume negativ, por ajo qe me ka dhene me shume shqetesim ishte konfirmimi i Domenekut. Ne kete moment merren vendime me shume politike sesa futbollistike dhe nuk mbeshtetet opinioni i publikut francez, i cili pro meje", ka deklaruar sulmuesi i Juventusit. Me pas, rreth bardhezinjve, Trezege thote: "Nese arrijme te tretet, do te thote se te tjeret kane dicka me shume sesa ne dhe ne vitet e fundit kemi shkuar vetem nje here ne nje finale evropiane. Kete vit duhet te fitojme dicka dhe te blejme ndonje lojtar qe do te na sherbeje per te bere hapin e madh te cilesise".